22 Qershor 2007

Sensibilizim ndaj aktiviteteve të paautorizuara në Fondet e Investimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë, (AMF) ka konstatuar ushtrimin e veprimtarisë së paautorizuar në Fonde Investimesh nga subjekte që nuk janë autorizuar të kryejnë këtë lloj veprimtarie në territorin e Republikës së Shqipërisë, kryesisht në qytetin e Shkodrës.

 

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është i vetmi ent regullator në Shqipëri që ka kompetencë të miratojë licencimin dhe mbikëqyrjen e shoqërive, që ushtrojnë veprimtari si administrues të fondeve të investimit dhe si shoqëri investimi. 

 

Aktualisht, nuk ka asnjë shoqëri të licencuar nga Autoriteti për të kryer një veprimtari të tillë.

 

Autoriteti tërheq vëmendjen e publikut për të patur kujdes nga shoqëri apo individë që paraqiten si fonde investimi duke grumbulluar para nga publiku për t’i investuar në letra me vlëre.