23 Nentor 2011

Njoftim mbi zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime, broker në sigurime, aktuar i autorizuar dhe broker në letra me vlerë

Në mbështetje të kërkesave ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë subjektet nën juridiksion të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 30 nëntor 2011, ora 12.00, pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, do të zhvillohet testimi për:

1. Vlerësues dëmesh në sigurime;
2. Broker në sigurime;
3. Aktuar i Autorizuar në sigurime;
4. Broker në letra me vlerë.

Në testim do të përfshihen të gjithë ata aplikantë, të cilët kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në aktet përkatëse rregullative.