24 Nentor 2011

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 23 nëntor 2011, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi: 

1.  disa shtesa në rregulloren “Për regjistrin elektronik të dëmeve të sigurimeve të detyrueshme motorike”;
2.  emërimin e anëtarit të ri të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a;
3.  licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
4.  licencimin si agjentë në emër dhe për llogari të shoqërisë  së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a, për klasat e jo-jetës;
5.  ndryshimet në kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit të mjetit motorik (kasko),të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a;
6.  ndryshimet në kontratën e sigurimit të shëndetit në udhëtim, të shoqërisë së sigurimit “Intersig” sh.a;
7.  dhënien e miratimit paraprak, shoqërisë “Ansig” sh.a, për ushtrimin e veprimtarisë në sigurime për klasat e jo-jetës;
8.  licencën e “Shoqërisë Administruese të fondit të pensionit “Sicred Pensions” sh.a;  
9.  ndryshimet e statutit të shoqërisë së sigurimit “Intersig” sh.a;
10. refuzimin e kërkesës së shoqërisë “Insig” sh.a për rishikimin e vendimit të Autoritetit për heqjen e licencës së agjentit, si dhe;
11. planin strategjik të auditimit të brendshëm për vitet 2012-2016 dhe planin vjetor për vitin 2012.