14 Dhjetor 2011

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 13 dhjetor 2011, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi: 

1. analizën e 9 mujorit të vitit 2011 për shoqëritë e sigurimit të jetës e jo-jetës dhe nivelin e provigjoneve teknike të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a, “Atlantik” sh.a, “Eurosig” sh.a, “Intersig” sh.a;
2. disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”;
3. marrjen e masës administrative  tërheqje licence ndaj  disa vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
4. marrjen e masave korrigjuese nga inspektimi mbi dëmet në shoqërinë e sigurimit “Albsig” sh.a;
5. fondin e pensionit vullnetar “Sicred Pensions”  i administruar nga shoqëria administruese e fondit të pensionit “Sicred Pensions” sh.a, si dhe miratimin e prospektit dhe kontratave;
6. licencimin e shoqërisë “Banka Societe General Albania” sh.a për të vepruar si depozitar i fondit të pensionit vullnetar, si dhe autorizimin për ushtrim veprimtarie si kujdestar në letrat me vlerë të Qeverise së Republikës së Shqipërisë;
7. anëtarin e këshillit të administrimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensiont “Raiffeisen-Raiffeisen Pension Funds Management Company” sh.a;
8. rregulloren “Mbi organizimin e veprimtarisë kërkimore në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
9. licencimin e “Raiffeisen Invest Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a  për të kryer veprimtari administrimi të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
10.fondin e investimit “Raiffeisen Prestigj”, prospektin dhe rregullat e fondit;
11.licencimin e shoqërisë “First Investment Bank - Albania” për të vepruar si depozitar i sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
12.prospektin për emetimin e obligacioneve me ofertë private nga emetuesi “Banka Credins” sh.a;
13.autorizimin e shoqërisë “Banka Credins” sh.a për të vepruar si kujdestar i obligacioneve të shoqërive aksionare dhe të qeverisë vendore.