29 Dhjetor 2011

Projektligji "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit"

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar projektligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” me qëllim, forcimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurimeve në vend.

Ky projektligj u hartua me synim plotësimin e kuadrit ligjor në fushën e sigurimeve dhe përmbushjen e angazhimeve për përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian. Hartimi i këtij projektligji është bërë nga AMF në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore.

Të gjithë të interesuarit mund të japin mendime në adresën e e-mailit: [email protected]

Për të lexuar projektligjin e plotë, Ju lutemi klikoni këtu.