30 Dhjetor 2011

Emërohen anëtarët e rinj të Bordit të AMF-së

Kuvendi i Shqipërisë, në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 6 të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006  “ Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, si dhe të nenit 111 të rregullores së Kuvendit, me propozimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zgjodhi  2 anëtarët e rinj të Bordit të AMF-së, si me poshtë:

- me Vendimin nr. 148, datë 22.12.2011, Znj. Miranda Ramaj;

- me Vendimin nr. 149, datë 22.12.2011, Z. Riçard Marku.