17 Maj 2008

Prezantim mbi tregjet financiare jo - bankare ne forumin e Crans Montanës (15 Maj 2008)

Pas dy takimeve vjetore të suksesshme në Tiranë, Forumi i Crans Montanës u mblodh sërish në datat 15 - 17 Maj 2008, nën patronazhin e Kryeministrit Berisha për të diskutuar mbi çështje strategjike të zhvillimit të sektorit financiar, energjitik dhe probleme të sigurisë globale në nivel rajonal.

Sesioni i parë i këtij Forumi,  i drejtuar nga Ministri i Financave, Z. Ridvan Bode, trajtoi çështje të zhvillimit të sektorit bankar dhe financiar. Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), pjesëmarrëse në panelin e diskutimeve të këtij sesioni,  bëri një përmbledhje të situatës së tregjeve financiare jo - bankare në Shqipëri me fokus perspektivat e zhvillimit të vrullshëm të tyre brenda një kohe të shkurtër.

 

Në linket e mëposhtme do të gjeni prezantimin e Zj. Elisabeta Gjoni dhe materialin e paraqitur në këtë forum.


Për të lexuar mbi fjalimin e Zj. Elisabeta Gjoni në Forumin e Crans Montanës klikoni këtu

Për të lexuar materialin e paraqitur në këtë forum klikoni këtu