5 Janar 2012

Njoftim

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dëshiron t’ju informojë se znj. Elisabeta Gjoni ka përfunduar mandatin e saj 5-vjeçar si kryetare e AMF-së. Ajo është zgjedhur zëvendës Guvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë.

AMF dëshiron t’ju informojë gjithashtu se znj. Enkeleda Shehi aktualisht zëvendës Kryetare do të kryejë funksionet e Kryetares në detyrë të AMF-së deri në emërimin zyrtar të Kryetarit.