13 Janar 2012

Njoftim për mbledhjen e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 18.01.2012 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1. Projekt “Mbi miratimin e fondit të kompensimit për vitin 2012” dhe “Miratimin e drejtorit ekzekutiv të BSHS-së”;

2. Projekt “Licencim broker fizik në sigurime” dhe të Shoqërisë “SMART Broker” sh.a;
 
3. Projekt “Licencim vlerësues dëmesh në sigurime”;

4. Projekt “Mbi miratimin për ushtrimin e veprimtarisë si “Aktuar i Autorizuar” në sigurime”;

5. Projekt “Miratim anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Intersig” sh.a” dhe “Për miratimin e
    kushteve të përgjithshme të kontratës së sigurimit të shëndetit, të shoqërisë së sigurimit “Intersig” sh.a”;

6. Projekt “Licencim agjentë në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa
    Group Austria ” sh.a”;

7. Projekt mbi një shtesë në vendimin nr. 111, datë 28.07.2011 “Për miratimin e tabelës së primit të rrezikut, për
    përllogaritjen e provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik,
    për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti” i ndryshuar;

8. Shqyrtimi i ankimit administrativ të vlerësuesve të dëmeve në sigurime;

9. Të tjera.