Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 18 janar 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:
1. Fondin e kompensimit për vitin 2012;
2. Licencimin e shoqërisë “Smart Broker” sh.a për ushtrimin e veprimtarisë së brokerit në sigurime;
3. Licencimin si vlerësues dëmesh në sigurime;
4. Ushtrimin e veprimtarisë si “Aktuar i Autorizuar” në sigurime;
5. Anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Intersig” sh.a dhe rritjen e kapitalit të shoqërisë;
6. Licencimin si agjentë në sigurime të jo-jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa
Group Austria” sh.a;
7. Një shtesë në vendimin nr. 111, datë 28.07.2011 “Për miratimin e tabelës së primit të rrezikut, për
përllogaritjen e provigjoneve teknike, për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit
motorik, për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti” i ndryshuar;
8. Kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit të shëndetit, të shoqërisë së sigurimit “Intersig” sh.a;
9. Licencimin si broker fizik në tregtimin e titujve, si dhe;
10. Ankimin administrativ të vlerësuesve të dëmeve në sigurime.
Shqip
English