17 Mars 2025

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 26.03.2025, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2024”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2024”;
  5. Informacion mbi realizimin e buxhetit 12-mujor të vitit 2024 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  6. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Privat dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2024;
  7. Projekt “Për miratimin e provigjoneve teknike për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë aktivitetin në klasat e jetës dhe jojetës”;
  8. Projekt “Për miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik”;
  9. Projekt “Për miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Albsig” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorit të shoqërisë “GrECo Albania Insurance & Reinsurance Broker” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Star broker” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.”;
  13. Të tjera.