26 Mars 2025
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 26.03.2025 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2024;
- Miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2024;
- Miratimin e provigjoneve teknike për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë aktivitetin në klasat e jetës dhe jojetës;
- Miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Albsig” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Eurosig” sh.a.
- Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorit të shoqërisë “GrECo Albania Insurance & Reinsurance Broker” sh.a.;
- Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Star broker” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.
Shqip
English