14 Prill 2025

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit, pjesë e delegacionit shqiptar në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e dytë

Më 14 prill, në Luxemburg u mbajt Konferenca e katërt Ndërqeveritare Shqipëri – BE ku u hapën zyrtarisht negociatat për grup-kapitullin e dytë “Tregu i brendshëm”, duke shënuar një tjetër hap përpara në procesin e integrimit evropian të vendit. Në këtë ngjarje me rëndësi historike, delegacioni shqiptar u kryesua nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama. Pjesë e delegacionit ishte edhe Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF, znj. Mimoza Kaçi, në cilësinë e negociatores së kapitullit 9 “Shërbimet financiare”. 

 
Autoriteti është përfshirë në një proces intensiv përafrimi të kuadrit ligjor dhe rregullator të sektorit financiar me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Evropian dhe është i përkushtuar në përmbushjen e të gjitha angazhimeve të marra në kuadër të këtij kapitulli.