22 Prill 2025
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e martë, datë 29.04.2025, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për sigurimin e jetës të lidhur me pjesëmarrjen në Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive me ofertë publike””;
- Projekt “Për miratimin e rregullores “Për formën dhe procedurën e regjistrimit të aktofertës për emetimin e titujve të borxhit””;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
- Mbi inspektimet tematike të ushtruara pranë shoqërive të sigurimit “Albsig” sh.a., “Atlantik - Shoqëri Sigurimesh” sh.a., “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a., “Sigma VIG” sh.a. dhe “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
- Mbi inspektimet tematike lidhur me ecurinë e fondit të kompensimit të vitit 2024, të ushtruar pranë shoqërive të sigurimit;
- Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Raiffeisen Invest-shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a. dhe fondit të pensionit vullnetar “Raiffeisen”, me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
- Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Albsig Invest-shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a. dhe fondeve të pensionit vullnetar “Albsig” dhe “Smart Pension”, me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
- Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
- Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
- Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka e Tiranës” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a. si rezultat i rritjes së kapitalit”;
- Projekt “Për miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Informacion mbi kategorizimin e nivelit të riskut në bazë të formularëve të vetëvlerësimit për PPP dhe FT, depozituar pranë Autoritetit për vitin 2024;
- Të tjera.
Shqip
English