29 Prill 2025
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 29.04.2025 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e rregullores “Për sigurimin e jetës të lidhur me pjesëmarrjen në Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive me ofertë publike”;
- Miratimin e rregullores “Për formën dhe procedurën e regjistrimit të aktofertës për emetimin e titujve të borxhit”;
- Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
- Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Raiffeisen Invest-shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a. dhe fondit të pensionit vullnetar “Raiffeisen”, me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
- Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Albsig Invest-shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a. dhe fondeve të pensionit vullnetar “Albsig” dhe “Smart Pension”, me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
- Miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
- Miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
- Miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka e Tiranës” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a. si rezultat i rritjes së kapitalit;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.
Shqip
English