Zhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-mars 2025
Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-mars 2025, flasin për një dominim të transaksioneve “Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand)” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 56.07% dhe 37.54% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për periudhën janar-mars 2025, u dominua në masën 58.13% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 41.87% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari).
Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 76.13% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për periudhën janar-mars 2025 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 96.94% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Tre grupet e transaksioneve B, C dhe F
Transaksioni i llojit B “Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere)” gjatë periudhës janar-mars 2025, ka pasur një rritje prej 46 milionë lekë ose 3.05% krahasuar me periudhën janar-mars 2024. Ndërkohë, numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 46.96%.
Transaksioni i llojit C “Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori)” gjatë periudhës janar-mars 2025, ka pasur një rritje prej 395 milionë lekë ose 74.18%, gjithashtu me një rritje prej 24.69% në numrin e transaksioneve, krahasuar me periudhën janar-mars 2024.
Transaksioni i llojit F “Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit)” gjatë periudhës janar-mars 2025 nuk janë ekzekutuar transaksione.
Në totalin e transaksioneve të llojit B, C dhe F të marra së bashku, vihet re një rritje në vlerë absolute me rreth 440 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-mars 2024.
Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë jashtë Bursës
| Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | ||
| (në mln lekë) | (në %) | |||
| janar-mars | 2024 | 2025 | `25/`24-1 | |
| B | Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere) | 1,522.38 | 1,568.84 | 3.05 |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | 1,457.78 | 738.84 | (49.32) | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë) | 20.00 | 682.20 | 3,311.00 | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | 44.60 | 147.80 | 231.39 | |
| C | Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori) | 532.56 | 927.60 | 74.18 |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | 530.56 | 927.60 | 74.84 | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë | 2.00 | - | (100.00) | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | - | - | - | |
| F | Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit) | 2.00 | - | (100.00) |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | - | - | - | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë) | - | - | - | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | 2.00 | - | (100.00) | |
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-mars 2025 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.
Shqip
English