9 Maj 2025
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e mërkurë, datë 21.05.2025, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Për miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Credins Invest” sh.a.-shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe fondit të pensionit vullnetar Credins Pension, me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
- Projekt “Për miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Sigal Uniqa Invest-shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a. dhe fondeve të pensionit privat me pjesëmarrje të hapur Sigal dhe Sigal Pro, me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
- Projekt “Për miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka Credins” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
- Projekt “Për miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
- Projekt “Për licencimin e depozitarit “Banka Credins” sh.a. edhe si depozitar i Fondeve të Investimeve Alternative”;
- Projekt “Për miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen INVEST-shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe riemërimin e administratores së shoqërisë “ALL-SIG Broker” sh.a.”;
- Të tjera.
Shqip
English