21 Maj 2025
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 21.05.2025 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Credins Invest” sh.a.-shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe fondit të pensionit vullnetar Credins Pension, me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
- Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Sigal Uniqa Invest-shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a. dhe fondeve të pensionit privat me pjesëmarrje të hapur Sigal dhe Sigal Pro, me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
- Miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka Credins” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
- Miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
- Licencimin e depozitarit “Banka Credins” sh.a. edhe si depozitar i Fondeve të Investimeve Alternative;
- Miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen INVEST-shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.;
- Miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe riemërimin e administratores së shoqërisë “ALL-SIG Broker” sh.a.
Shqip
English