
Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Pensioneve Private, 31.03.2025
Gjatë periudhës janar-mars 2025, në tregun e fondeve të pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre shtatë fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e fondeve të pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur) më 31.03.2025 tregon një total asetesh neto prej 13,364.23 milionë lekë (85.21 milionë euro[1]) me një rritje prej 493.42 milionë lekë (3.83%) krahasuar me 31.12.2024. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur), më 31.03.2025 rezultoi 46,377 anëtarë duke shënuar një rritje prej 3.23% krahasuar me 31.12.2024.
Tregues të fondeve të pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur)
Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | ||||
31.12.’24 | 31.03.’25 | 31.12.’24-31.03’25 | ||||
Asetet neto të FP | 12,870.80 | 13,364.23 | 3.83 | |||
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve private 31.03.2025
Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
SIGAL | 15,925 | 3,260.43 |
CREDINS PENSION | 19,260 | 2,598.46 |
RAIFFEISEN | 4,732 | 1,733.81 |
ALBSIG | 4,572 | 751.36 |
SMART PENSION | 641 | 82.07 |
SIGAL PRO | 582 | 34.14 |
TOTAL | 45,712 | 8,460.27 |
1 euro = 99.29 lekë