17 Qershor 2025

Zhvillimet e Tregut të Investimeve, 31.03.2025

Në Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK), operuan 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF nga të cilat 4 janë me kapital vendas dhe 2 janë me kapital te huaj. Numri i fondeve të investimit më 31.03.2025 arriti në 18, nga të cilat 4 janë fonde investimi alternative.
Sipas analizës së të dhënave për tregun SIK më 31.03.2025, vlera neto e aseteve të tregut, arriti rreth 67.01 miliardë lekë ose (Euro 675 milionë) me një rritje prej 5.65 milionë lekë ose 9.21%, krahasuar me 31.12.2024.
Numri i investitorëve që kanë investuar në tregun SIK gjatë periudhës 31.03.2025 është 40,053 me një rritje prej 6.00% krahasuar me 31.12.2024
Vlera e aseteve neto për fondet e investimit, me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike arriti vlerën 60.96 miliardë lekë ose (Euro 614 milionë) me një rritje prej 10.08% krahasuar me 31.12.2024.
Investimet në këtë treg u dominuan kryesisht nga investimet në tituj qeveritarë (bono thesari dhe obligacione), të cilat përbëjnë 78.75% dhe ndërkohë 5.69% janë investime në tregjet financiare ndërkombëtare.


Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’24 31.03.’25 31.12.’24-31.03.’25
Asetet neto të FI 61,362 67,014            9.21


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       
  31.03.2025
Fondi Investimit Numri i anëtarëve në F.I. Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ   32,536 42,284
Raiffeisen Vizion 4,212 11,681
Raiffeisen Invest EURO 1,707 4,048
Sea Land  2 3,355
Green View 2    2,601
Credins PREMIUM 381 776
Raiffeisen MIX 110 378
ABI EIA 60 377
ABI FLEX EURO 26  304  
WVP Global 445 346
Albsig Standard 123 281  
WVP Top Invest 357 240  
Raiffeisen Solid 76 178
ABI FLEX USD 6  62
Credins Optimal 5 98
Sigal Invest 5 4  
Total      40,053  67,014

_________________________
[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 28.03.2025 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 99.29 lekë