INVESTITORË KUJDES: Ndaj aktivitetit të palicencuar të Platformës NetherexPro
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), duke marrë shkas nga informacioni i publikuar në rrjetet sociale, paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Mbështetur në Ligjin nr. 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe Ligjin nr. 66/2020, datë 21.05.2020 "Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë", asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar, apo njohur më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme. Investitorët duhet të jenë të qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF.
Lista e subjekteve të licencuara nga Autoriteti ndodhet në rubrikën “Regjistri i të Licencuarve” në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Shqip
English