
23 Qershor 2025
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e hënë, datë 30.06.2025, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Për miratimin e Politikave të Brendshme të Sigurisë së Teknologjisë së Informacionit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
- Informacion “Mbi realizimin e buxhetit 4-mujor të vitit 2025 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
- Projekt “Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë “Union Bank” sh.a. për ofrimin e shërbimeve të investimit në tituj”;
- Mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Privat dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.03.2025;
- Projekt “Për miratimin e fondit të pensionit privat “Fond Pensioni me pjesëmarrje të hapur Master Pension Fund”, të administruar nga “Credins Invest”-shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive sh.a.”;
- Projekt “Për licencimin e fondit të investimit me ofertë publike, me pjesmarrje të hapur “Credins Dynamic”, të administruar nga “Credins Invest”-shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e riemërimit të administratorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Albsig Jetë” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e emërimit të anëtarit të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë së sigurimit “Intersig VIG” sh.a.”;
- Projekt “Për miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Të tjera.