30 Qershor 2025

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30.06.2025 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Politikave të Brendshme të Sigurisë së Teknologjisë së Informacionit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare;
  2. Miratimin e fondit të pensionit privat “Fond Pensioni me pjesëmarrje të hapur Master Pension Fund”, të administruar nga “Credins Invest”-shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive sh.a.;
  3. Licencimin e fondit të investimit me ofertë publike, me pjesëmarrje të hapur “Credins Dynamic”, të administruar nga “Credins Invest”-shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive sh.a.;
  4. Miratimin e riemërimit të administratorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Albsig Jetë” sh.a.;
  5. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.