26 Janar 2012

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për vitin 2011

Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2011 u dominua në masën 94.41% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 5.59% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 98.72% e të gjithë transaksioneve të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për vitin 2011, flasin për një dominim të transaksioneve "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" dhe "Blerje në tregun primar" përkatësisht me 41.56% dhe 27.30% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.51% të të gjitha transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë. 

Dy grupet e transaksioneve  B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë vitin 2011 ka patur një rënie prej 4,707.83 milionë lekë ose në masën 40.44%, krahasuar me vitin 2010, shoqëruar me një rënie në masën 19.93% të numrit të transaksioneve.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë vitit 2011 ka patur një rënie prej 1,084.84 milionë lekë ose 25.88%, krahasuar me vitin 2010, ndërkohë ka patur një rritje në masën 12.08% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me vitin 2010, vihet re një rënie në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 5,792.67  milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë për vitin 2010, 2011

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Viti

2010

2011

`11/10-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

11,642.63

6,934.80

(40.44)

  

Individë

7,278.34

5,781.30

(20.57)

 

Persona juridike

4,364.29

1,153.49

(73.57)

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

4,192.42

3,107.58

(25.88)

  

 Individë

2,747.46

1,686.75

(38.61)

 

Persona juridikë

1,444.95

1,420.83

(1.67)


Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - dhjetor 2011 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - dhjetor 2011 (në versionin PDF) klikoni këtu