Zhvillimet e tregut të pensioneve private vullnetare për vitin 2011
Nëpërmjet këtij informacioni synohet të jepet një panoramë mbi zhvillimet kryesore në tregun e pensioneve private vullnetare gjatë vitit 2011.
Zhvillim i rëndësishëm gjatë vitit 2011 në tregun e pensioneve private vullnetare ka qenë licensimi i operatorëve, që pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në maturimin e këtij tregu duke rritur më tej besueshmërinë e publikut në investimin e fondeve në skemën e pensioneve private vullnetare. Një aspekt i rëndësishëm në punën e AMF-së pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri nr. 10197, datë 10.12.2009 "Për fondet e pensionit vullnetar", ka qenë plotësimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor. Skema e re e organizimit dhe funksionimit të pensioneve private vullnetare, e sanksionuar në ligjin e ri, përbën një risi për tregun financiar shqiptar. Në janar të vitit 2011 në treg zhvillonte aktivitetin një operator i licensuar sipas kërkesave të reja, ndërsa gjatë vitit u licensuan dhe 2 operatorë të tjerë.
Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në fund të vitit 2011, tregon një total të ardhurash nga kontributet prej 177 mln lekë prej të cilëve rreth 44% paguhet nga anëtarët, ndërsa pjesa tjetër nga punëdhënësit. Vlera mesatare e kontributit mujor të derdhur në fondet e pensioneve private vullnetare gjatë këtij viti ka variuar nga 2,000 lekë deri në 13,600 lekë në varësi të fondit. Gjatë vitit 2011, numri i anëtarëve aktivë, ose anëtarëve, që kanë kryer të paktën një derdhje kontributi, është 5,275 nga 6,295 anëtarë gjithsej që janë të rregjistruar deri më 31 dhjetor 2011 në këto fonde.
|
Indikatorë të fondeve të pensioneve |
31.12.2011 |
|
Totali i aseteve (në lekë) mln * |
155 |
|
Të ardhura neto nga investimet (në lekë) mln |
8 |
|
Kthimi mesatar nominal neto nga investimet (%) ** |
6.8 |
* shifrat e pasqyruara në tabelë nuk përfshijnë ato të Fondit “Sicred Pension”, aktiviteti i së cilës do të pasqyrohet në periudhat në vijim, pasi licensa e kësaj shoqërie i përket fundit të vitit 2011;
** kthimi mesatar nominal nga investimi (%) bazuar në praktikat e OECD, llogaritet si raport ndërmjet të ardhurave neto nga investimi në fund të periudhës dhe nivelit mesatar të aseteve gjatë periudhës.
|
Shoqëria |
Numri i anëtarëve |
Të ardhura nga kontributet (në lekë) |
|
Sigal Life Pension |
2,973 |
80,207,274 |
|
Raiffeisen PENSIONS |
2,231 |
79,361,990 |
|
Sicred Pensions |
1,091 |
17,733,362 |
|
Total |
6,295 |
177,302,626 |
Shqip
English

