14 Shkurt 2012

Për zhvillimin e mbledhjes së bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 16.02.2012 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.
   Informacion mbi ecurinë e portofolit MTPL e brendshme gjatë vitit 2011;
2.   Projekt “Për miratimin e Raportit Vjetor 2011”;
3.   Raport “Mbi aktivitetin e auditimit të vitit 2011”
4.   Projekt “Mbi terheqjen vullnetare të licencës së brokerit në sigurime Z.Mati PEPA”;
5.   Projekt “Mbi transferimin e paketës kontrolluese në masën 100% të shoqërisë së brokerimit “P&C Albania” SH.A”;
6.   Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të kontrollit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Sigal Life
      Uniqa Group Austria” SH.A. si rezultat i transferimit të aksioneve”;
7.   Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “ATLANTIK” SH.A, si rezultat i zmadhimit të kapitalit”;
8.   Projekt “Për miratimin e ekspertit kontabël të regjistruar “Deloitte Albania” SH.P.K për auditimin e pasqyrave
      financiare të vitit 2011, të shoqërisë Raiffeisen INVEST – Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe
      Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” SH.A”;
9.   Projekt “Për miratimin e prospektit mbi emetimin e obligacioneve me ofertë private paraqitur nga emetuesi, shoqëria “Banka Credins” SH.A”;
10. Projekt “Mbi miratimin e dhenies në sipërmarrje të disa funksioneve të shoqërisë së sigurimit SIGMA Vienna Insurance Group” “Interalbanian” dhe “Intersig””;
11. Informacion “Mbi realizimin e planit financiar të AMF për vitin 2011”;
12. Projekt “Për një ndryshim në vendimin e Bordit nr.145, datë 27.10.2011 “Për miratimin e planit financiar të vitit 2012””;
13. Të tjera.