16 Shkurt 2012

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 16 shkurt 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave, shqyrtoi dhe miratoi:

1.  Raportin Vjetor për veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2011;
2.  Tërheqjen vullnetare të licencës së brokerit në sigurime z. Mati Pepa dhe transferimin e paketës kontrolluese në
     masën 100% të aksioneve të shoqërisë së brokerimit “P&C Albania” sh.a;
3.  Ndryshimin e kontrollit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a, si
     rezultat i transferimit të aksioneve;
4.  Ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a, si rezultat i zmadhimit të kapitalit;
5.  Ekspertin kontabël të regjistruar “Deloitte Albania” sh.p.k, për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2011, të
     shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve
     Kolektive” sh.a;
6.  Prospektin mbi emetimin e obligacioneve me ofertë private paraqitur nga emetuesi, shoqëria “Banka Credins” sh.a;
7.  Dhënien në sipërmarrje të disa funksioneve të shoqërisë së sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a,
     “Interalbanian” sh.a  dhe “Intersig” sh.a, si dhe;
8.  Një ndryshim në vendimin e Bordit nr. 145, datë 27.10.2011 “Për miratimin e planit financiar të vitit 2012”.