13 Mars 2012

Mbi raportimin në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë, të Kryetares së AMF-së, Zj. Enkeleda Shehi, për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2011

Më datë 13 mars 2012, Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Zj. Enkeleda Shehi, raportoi pranë Komisionit për Ekonominë e Financat, në Kuvendin e Shqipërisë, mbi aktivitetin e institucionit dhe zhvillimet e tregjeve financiare jo-bankare, gjatë vitit 2011.   

Në fjalën e saj, Zj. Shehi bëri një përmbledhje të veprimtarisë së institucionit, arritjeve dhe sfidave me të cilat AMF përballet në drejtim të rregullimit dhe mbikëqyrjes së sektorit financiar jo-bankar në Shqipëri.  Në raportim u paraqit edhe roli aktiv i AMF-së në drejtim të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, si dhe masat e marra në kuadër të mbikëqyrjes së tregjeve nën juridiksionin e AMF-së.

Për të lexuar tekstin e plotë të fjalës së mbajtur nga Kryetarja e AMF-së, Zj. Enkeleda Shehi, përpara Komisionit të Ekonomisë së Kuvendit të Shqipërisë, klikoni këtu .