15 Mars 2012

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM-së nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime", Komisioni i Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 98, datë 14.02.2012, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 17.02.2012, si më poshtë:
 
Komisioni vlerëson, se në bazë të pikëve të mbledhura, kalon testin për:

Vlerësues  i dëmeve materiale dhe shëndetësore në klasat e jo-jetës:

1.   Zj. Anila Hoxha
2.   Z. Nik Dedgjonaj
3.   Z. Artan Arbana

Vlerësues  i dëmeve shëndetësore në klasat e jo-jetës:

1.    Z. Isuf Duka