19 Mars 2012

Për zhvillimin e mbledhjes së bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 21.03.2012 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.    Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “Banka Societe Generale Albania” sh.a për të vepruar si broker në tregun me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë”;

2.    Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Intersig” sh.a si rezultat i ndryshimit të emrit”;

3.    Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;

4.    Projekt “Mbi licencimin e agjentëve të sigurimit të jo-jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a”;

5.    Projekt “Mbi një ndryshim në Rregulloren nr. 1, datë 28.01.2010 "Për aktivet e lejuara, kufizimet dhe kufirin maksimal të investimit të fondit të pensionit””;

6.    Projekt “Mbi miratimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit nga aksidentet dhe sëmundjet të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a”;

7.    Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në kushtet e përgjithshme të sigurimit të mjetit motorik (kasko) të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a”;

8.    Projekt “Mbi një ndryshim në Rregulloren “Mbi funksionimin e sistemit të raportimit AMF In-Reg” miratuar me Vendim Bordi nr. 26, datë 23.02.2011”;

9.    Projekt “Mbi miratimin e Rregullores “Për krijimin, llogaritjen, financimin dhe administrimin e fondit të kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve””;

10.   Projekt “Mbi miratimin e buxhetit të shpenzimeve administrative të BSHS për vitin 2012”;

11.   Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë së ekspertit kontabël të regjistruar për auditimin ligjor të pasqyrave financiare të vitit 2011 të shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit “SiCRED” sh.a”;

12.   Projekt “Mbi miratimin e provigjoneve teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit të jetës dhe jo-jetës”;

13.   Projekt “Mbi mënyrën e raportimit të vlerësuesve të pavarur të dëmeve në sigurime”;

14.   Të tjera.