21 Mars 2012

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 21 mars 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave, shqyrtoi dhe miratoi:

1.  Licencimin e shoqërisë “Banka Societe Generale Albania” SH.A për të vepruar si broker në tregun me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë;
2.  Ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “Intersig” SH.A, si rezultat i ndryshimit të emrit në “Intersig Vienna Insurance Group” SH.A;
3.  Licencimin Z. Artur Sulçe si vlerësues të dëmeve në sigurime;
4.  Licencimin e agjentëve të sigurimit të jo-jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria”;
5.  Një ndryshim në Rregulloren nr. 1, datë 28.01.2010 “Për aktivet e lejuara, kufizimet dhe kufirin maksimal të investimit të fondit të pensionit”;
6.  Kushtet e përgjithshme të sigurimit nga aksidentet dhe sëmundjet të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” SH.A;
7.  Disa ndryshime në kushtet e përgjithshme të sigurimit të mjetit motorik (kasko) të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” SH.A;
8.  Një ndryshim në Rregulloren “Mbi funksionimin e sistemit të raportimit AMF In-Reg”;
9.  Rregulloren “Për krijimin, llogaritjen, financimin dhe administrimin e fondit të kompesimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve”;
10. Buxhetin e shpenzimeve administrative të BSHS për vitin 2012;
11. Shoqërinë e ekspertit kontabël të regjistruar për auditimin ligjor të pasqyrave financiare të vitit 2011 të shoqërise Administruese të Fondit të Pensionit “SiCRED” SH.A dhe të fondit të pensionit “SiCRED”;
12. Provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit të jetës dhe jo-jetës për vitin 2011;
13. Mënyren e raportimit të vlerësuesve të pavarur të dëmeve në sigurime;
14. Rregulloren “Mbi rrethanat e veçanta për blerjen e kuotave të fondit të investimeve, nëpërmjet titujve”