20 Prill 2012

Për zhvillimin e mbledhjes së bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 25.04.2012, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1. Projekt “Për masën e kontributit vjetor për shoqëritë e sigurimit për vitin 2012”;

2. Projekt “Mbi licencimin e agjentëve të sigurimit të jo-jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a”;

3. Projekt “Mbi licencimin e agjentëve të sigurimit të jo-jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë “Insig” sh.a”;

4. Projekt “Mbi miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a”;

5. Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në statutin e shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a”;

6. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë “Easy Trade Consulting” sh.p.k për të vepruar si agjent i brokerit të licencuar të letrave me vlerë FXCM”;

7. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;

8. Projekt “Mbi miratimin e kërkesës së shoqërisë “WVP - Ndërmjetësim në sigurime” sh.a për pajisjen me licence “Broker në sigurime jete dhe jo-jete”;

9. Projekt “Mbi disa shtesa në Rregulloren Nr. 9, datë 08.02.2007 “Mbi bazat, metodat e llogaritjes si dhe mënyrat e mbajtjes së provigjoneve teknike të sigurimeve të jo-jetës””;

10. Mbi inspektimet e kryera në shoqëritë e sigurimit me objekt “Dëmet e paguara dhe të mbetura pezull për periudhën 1.07.2010 deri në 30.06.2011”;

11. Informacion mbi komunikimin me median;

12. Të tjera.