23 Prill 2012

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2012

Tregu sekondar i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar - mars 2012 u dominua në masën 70.26% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 29.74% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 96.00% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2012, flasin për një dominim të transaksioneve "Shlyerje e vlerës nominale në maturim"  dhe "Blerje në tregun primar" përkatësisht me 34.95% dhe 30.63% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.05% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve  B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar - mars 2012 ka patur një rritje prej 748.85 milionë lekë ose në masën 42.47%, krahasuar me periudhën janar - mars 2011. Numri i këtyre transaksioneve ka patur  një rritje në masën 0.41%.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar - mars 2012 ka patur një rritje prej 126.87 milionë lekë ose 15.57%, krahasuar me periudhën janar - mars 2011. Numri i këtyre transaksioneve ka patur një ulje në masën 4.02%.

Gjatë kësaj periudhe raportimi, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 875.52 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar - mars 2011.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2011, 2012

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Janar - Mars 2011

2011

2012

`12/11-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

1,763.41

2,215.26

42.47

  

Individë

1,405.18

1,535.26

9.26)

 

Persona juridikë

358.23

976.99

172.73

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

814.61

941.84

15.57

  

 Individë

396.14

408.43

3.10

 

Persona juridikë

418.47

533.05

27.38


Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2012 (në versionin PDF) klikoni këtu