25 Prill 2012

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 25 prill 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:        
1.    Masën e kontributit vjetor për shoqëritë e sigurimit për vitin 2012;
2.    Licencimin e agjentëve të sigurimit të Jo-Jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë "Sigal Uniqa Group Austria" sh.a;
3.    Licencimin e agjentëve të sigurimit të Jo-Jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë "Insig" sh.a;
4.    Drejtorin e Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit "Albsig" sh.a;
5.    Disa ndryshime në statutin e shoqërisë së sigurimit "Atlantik" sh.a;
6.    Licencimin e z. Nik Dedgjonaj si vlerësues të dëmeve në sigurime;
7.    Rinovimin e licencës të z. Elnar Gashi si "Broker fizik në sigurime dhe risigurime";
8.    Kërkesën e shoqërisë "WVP-Ndërmjetësim në sigurime" sh.a për pajisjen me licencë "Broker në sigurime Jete dhe Jo-Jete";
9.    Disa shtesa në Rregulloren nr. 9, datë 08.02.2007 "Mbi bazat, metodat e llogaritjes, si dhe mënyrat e mbajtjes së provigjoneve teknike të sigurimeve të Jo-Jetës";
10.  Marrjen e masave korrigjuese për disa shoqëri sigurimi si rezultat i inspektimit mbi dëmet.