9 Maj 2012

Për zhvillimin e testimit për brokera në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", të nenit 81, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", të VKM-së nr. 79, datë 28.01.2008 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për licencimin e ndërmjetësve në sigurime dhe të rregullave për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës”, pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 24 maj 2012, ora 12:00,  do të zhvillohet testimi për pajisen me licencë “Broker në sigurime”.

Pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura në Autoritet, në testim do të marrin pjesë:

1. Mimoza Reme
2. Valbona Vogli
3. Mediana Rexha
4. Ema Saliasi