9 Maj 2012

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" dhe nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pikës 14 të VKM-së nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", nenit 3 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime", pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 24 maj 2012, ora 12.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.

Pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura në Autoritet, në testim do të marrin pjesë:

1. Eni Alku
2. Zenel Bejko
3. Qemal Xholi
4. Zalo Topciu
5. Arben Themelko
6. Fatmir Hasho