25 Maj 2012

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - prill 2012

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar - prill 2012, arritën rreth 2,694 milionë lekë, ose 8.34% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar - prill 2012 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 298,228 me një ulje prej 26.99%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 88.15% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 11.69% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.16%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 56.48% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 43.52% të totalit të tregut. Gjithsej janë paguar rreth 1,071 milionë lekë dëme ose 56.71 % më shumë se në janar - prill 2011.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 1,172 milionë lekë, ose rreth 7.95% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti MTPL e brendshme, gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2012, pati një rritje prej 17.62% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 6.32% krahasuar me janar - prill të vitit 2011.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - prill 2012, pati një rritje prej 11.77% për primet e shkruara bruto dhe po kështu u rrit edhe numri i kontratave me rreth 17.79% krahasuar me periudhën janar -  prill të vitit të kaluar.

Produkti Karton Jeshil pati një ulje me rreth 51.43% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar - prillin e vitit 2011, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 6.06% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ulje e primit shkruar bruto Karton Jeshil lidhet me liberalizimin tregut të sigurimit të detyrueshëm në gusht të vitit 2011.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në 4-mujorin e parë të vitit 2012, arritën rreth 1,522 milionë lekë, ose 8.64% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu ulje pësoi edhe numri i kontratave të sigurimit me 40.45% krahasuar me janar - prill të vitit 2011.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - prill 2012 patën ulje me rreth 8.34% kundrejt janar - prillit të vitit 2011.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat siguruan të ardhura rreth 800 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri e dëmtimet në pronë, me rreth 78.58%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 15.60%  të totalit.

Në portofolin zjarri dhe rreziqet shtesë gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2012 ndihet një rritje prej 15.88% e numrit të kontratave të sigurimit dhe ulje me rreth 1.47 % të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me janar - prillin e vitit 2011.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar - prill 2012 arritën në rreth 223 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 33.83% në krahasim me janar - prillin e vitit 2011. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën sigurimet e aksidenteve me rreth 53.71% të totalit.

Primet nga sigurimet e jetës gjatë periudhës janar - prill 2012 arritën 315 milionë lekë, ose rreth 10.94% më pak se janar - prill i vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - prill 2012 u rritën me rreth 56.71% krahasuar me janar -prill të vitit 2011. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 712 milionë lekë, apo 66.42 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik. 

                                                                                                                                                  në mijë lekë

Lloji i sigurimit

        janar - prill

Ndryshimi

2011

2012

(në %)

                                                                        Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

                    145

             201

39.25

Karton Jeshil

                    484

             614

26.99

Kasko

                      78

               93

18.60

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor  për periudhën janar - prill 2012, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - prill 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu