28 Maj 2012

Për zhvillimin e mbledhjes së bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 30.05.2012, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.  Projekt “Mbi miratimin e marrëveshjes së përbashkët ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor;

2.  Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të “Shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “SiCRED” sh.a”;

3.  Projekt “Mbi licencimin e agjentëve të sigurimit të Jo-Jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a;

4.  Projekt “Mbi licencimin e agjentëve të sigurimit të Jo-Jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a”;

5.  Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;

6.  Projekt “Mbi miratimin e Prospektit të Fondit të Pensionit Vullnetar Raiffeisen”;

7.  Raporti statistikor i tregut të pensioneve private vullnetare;

8.  Detyrat që dalin për zbatim në mbështetje të rekomandimeve të Ekspertit Kontabël lidhur me Pasqyrat Financiare të AMF-së;

9.  Informacion “Mbi auditimin e jashtëm të pavarur të AMF-së”;

10.Informacion “Mbi regjistrimin audio të mbledhjeve të Bordit të AMF-së”;

11.Informacion “Mbi ankesat e subjekteve dhe trajtimin e tyre nga Autoriteti”;

12.Mbi inspektimin e përbashkët me Policinë Rrugore;

13.Të tjera.