31 Maj 2012

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 maj 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, miratoi:
     
1.   Anëtarin e Këshillit të Administrimit të “Shoqërisë administruese të fondeve të pensionit SiCRED” sh.a;
2.   Licencimin e agjentëve të sigurimit të jo-jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a;
3.   Licencimin e shoqërisë dhe agjentit të sigurimit të jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a;
4.   Licencimin e agjentëve të sigurimit të jo-jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a;
5.   Licencimin e vlerësuesit të dëmeve në sigurime;
6.   Dhënien në sipërmarrje të funksionit të trajtimit të dëmeve të shoqërive të sigurimit: “Interalbanian” sh.a., “Intersig” sh.a., dhe “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a., tek shoqëria “VIG Service” sh.p.k.;
7.   Prospektin e Fondit të Pensionit Vullnetar Raiffeisen;
8.   Raportin statistikor të tregut të pensioneve private vullnetare;
9.   Rezultatet e inspektimit të përbashkët me Policinë Rrugore;
10. Vendosi për lidhjen e marrëveshjes së përbashkët midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.