13 Qershor 2012

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM-së nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", Komisioni i Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 28, datë 23.05.2012, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 24.05.2012, si më poshtë:
 
Komisioni vlerëson se në bazë të pikëve të mbledhura, kaloi në testin për

"Vlerësues  i dëmeve materiale dhe shëndetësore në klasat e Jo-Jetës":

1. Zj. Eni Alku
2.  Z. Qemal Xholi
3.  Z. Fatmir Hasho
4.  Z. Zenel Bejko
5.  Z. Arben Themelko