19 Qershor 2012

Mbi publikimin e Raportit Statistikor “Tregu i Pensioneve Private Vullnetare” 3-mujori i parë, 2012

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në përputhje edhe me skemën e re të pensioneve private vullnetare, ka përgatitur një publikim të ri, duke përdorur pasqyrat financiare dhe statistikore të raportuara nga vetë shoqëritë administruese të Fondeve të Pensioneve.  Kështu një vend të rëndësishëm në këtë raport zënë të dhënat mbi pasqyrat financiare të fondeve të pensionit vullnetar, shoqërive administruese të fondit të pensionit vullnetar, struktura e portofolit të investimit të fondeve të pensionit vullnetar, të dhëna mbi anëtarët e fondit të pensionit vullnetar, asetet neto të fondit të pensionit vullnetar, pronësia e sektorit, depozitarët, etj.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare për 3-mujorin e parë të vitit 2012, tregon një total asetesh neto nën menaxhim prej 193 milion lekë dhe me një rritje të aseteve neto nga veprimtaria e fondeve të pensionit prej afro 2.3 milion lekë.


Vlera e aseteve neto sipas Fondeve të Pensioneve, 31 mars 2012

                    

                                                                                                        (në lekë)

Fond Pensioni

31.03.2012

Sigal

                              88,970,998

Raiffeisen

                              83,491,820

SiCRED Pensions

                              20,663,643

Total

                          193,126,461


Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve gjatë periudhës janar-mars 2012 është rritur me 2.89% krahasuar me vitin 2011.

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Raportit Statistikor "Tregu i Pensioneve Private Vullnetare" 3- mujorin e parë të vitit 2012, në versionin XLS, mund të klikoni këtu.