20 Qershor 2012

Për zhvillimin e mbledhjes së bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 22.06.2012 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.  Projekt “Për miratimin e disa ndryshimeve në kontratat e Fondit të pensionit vullnetar “Raiffeisen”, nën  
     administrimin e shoqërisë “Raiffeisen Invest” - shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve
     të investimeve kolektive”;

2.  Projekt “Mbi licencimin e shoqërise “ANSIG” SH.A  për ushtrim veprimtarie në sigurime”;

3.  Projekt “Mbi miratimin e drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “ANSIG” SH.A;

4.  Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë së ekspertit kontabël të autorizuar për auditimin e pasqyrave financiare për
     vitin që mbyllet në 31.12.2012 të shoqërisë së sigurimit “ANSIG“ SH.A“;

5.  Projekt ‘‘Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime“;

6.  Projekt “Mbi marrjen e masave administrative ndaj shoqërive te sigurimit që nuk kanë përmbushur detyrimin
     për fondin e kompensimit”;

7.  Informacion “Mbi publikimin e proces-verbaleve të mbledhjeve të Bordit“;

8.  Të tjera.