22 Qershor 2012

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 22 qershor 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, miratoi:
       
1.    Kontratat tip të ndryshuara të Fondit të pensionit vullnetar “Raiffeisen”, nën administrimin e shoqërisë “Raiffeisen
       Invest”- shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
2.    Licencimin e shoqërisë “ANSIG” sh.a. për ushtrim veprimtarie në sigurime;
3.    Drejtorin e përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “ANSIG” sh.a.;
4.    Shoqërinë e ekspertit kontabël të autorizuar për auditimin e pasqyrave financiare për vitin që mbyllet në 31.12.2012 të shoqërisë së sigurimit “ANSIG” sh.a.;
5.    Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
6.    Detyrimin e shoqërive të sigurimit për financimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2012;
7.    Shoqërinë “Easy Trade Consulting” sh.p.k për të vepruar si agjent i brokerit të licencuar të letrave me vlerë FXCM;
8.    Formatin e licencës “Për ushtrim veprimtarie në sigurime”;
9.    Kërkesën e shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a. për ndryshimin e statutit të shoqërisë;
10.  Kushtet e përgjithshme të kontratës të sigurimit të detyrueshëm, të mbajtësve të mjeteve motorike, për
       përgjegjësinë ndaj palëve të treta TPL dhe kufitare, me disa ndryshime, si dhe dhënien e pëlqimit për specimenet e këtyre kontratave.