18 Korrik 2025

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 25.07.2025, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Projekt “Mbi miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2024”;
4. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 146, datë 24.07.2019 “Për administrimin e aktiveve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;
5. Projekt “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në aktet rregullatore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
6. Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 31.12.2024 dhe 31.03.2025;
7. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për tremujorin e parë të vitit 2025;
8. Mbi inspektimin e plotë me bazë rreziku pranë shoqërisë “Ansig” sh.a.;
9. Mbi inspektimin e plotë me bazë rreziku pranë shoqërisë “Eurosig” sh.a.;
10. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK Raiffeisen Invest sh.a, si dhe të fondeve që administrohen prej saj”;
11. Projekt “Për miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Eurosig” sh.a.”;
12. Projekt “Për miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest” sh.a. - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
13. Projekt “Për miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Sigal Uniqa Invest - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.”;
14. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.”;
15. Projekt “Për miratimin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.”;
16. Të tjera.