25 Korrik 2025

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 25.07.2025 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2024;
  2. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 146, datë 24.07.2019 “Për administrimin e aktiveve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  3. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK Raiffeisen Invest sh.a, si dhe të fondeve që administrohen prej saj;
  4. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Eurosig” sh.a.;
  5. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest” sh.a. - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
  6. Miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Sigal Uniqa Invest - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.;
  7. Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.;
  8. Miratimin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.;