25 Qershor 2012

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - maj 2012

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar - maj 2012, arritën rreth 3,359 milionë lekë, ose 6.76% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar - maj 2012 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 381,367 me një ulje prej 25.65% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 88.63% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 11.25% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.13%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 54.98% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 45.02% të totalit të tregut. Gjithsej janë paguar 1,302 milionë lekë dëme ose 44.20% më shumë se në janar - maj 2011.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 1,512 milionë lekë, ose rreth 3.33% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti MTPL e brendshme, gjatë periudhës janar - maj 2012, pati një rritje prej 24.07% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 6.59% krahasuar me janar - maj të vitit 2011.

Produkti sigurim kufitar, në periudhën janar - maj 2012, pati një rritje prej 6.51% për primet e shkruara bruto dhe po kështu u rrit edhe numri i kontratave me rreth 14.36% krahasuar me periudhën janar  - maj të vitit të kaluar.

Produkti karton jeshil pati një ulje me rreth 50.83% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar - maj të vitit 2011, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 11.32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ulje e primit të shkruar bruto Karton Jeshil lidhet me liberalizimin tregut të sigurimit të detyrueshëm në gusht të vitit 2011.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar - maj 2012, arritën rreth 1,847 milionë lekë, ose 9.38% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu ulje pësoi edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 38.74% krahasuar me janar - majin e vitit 2011.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - maj 2012 patën ulje me rreth 8.37% kundrejt janar - majit të vitit 2011.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat siguruan të ardhura rreth 941 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri e dëmtimet në pronë, me rreth 47.59% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 21.48%  të totalit.

Në portofolin zjarri dhe rreziqet shtesë gjatë periudhës janar - maj 2012 ndihet një rritje prej 7.06% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe ulje me rreth 3.41% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar - maj të vitit 2011.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar - maj 2012 arritën në rreth 296 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 29.64% në krahasim me janar - majin e vitit 2011. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën sigurimet e aksidenteve me rreth 54.69% të totalit.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - maj 2012 arritën 378 milionë lekë, ose rreth 12.13% më pak se janar - maji i vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - maj 2012 u rritën me rreth 44.20% krahasuar me janar -majin e vitit 2011. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 877 milionë lekë, apo 67.34 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik.

                                                                                                                                               në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar - maj

Ndryshimi

2011

2012

(në %)

Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

158

196

23.70

Karton Jeshil

488

653

33.94

Kasko

  85

  90

   5.78


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor  për periudhën janar - maj 2012, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - maj 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu