Zhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-qershor 2025
Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-qershor 2025, flasin për një dominim të transaksioneve “Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand)” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 56.40% dhe 37.70% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për periudhën janar-qershor 2025, u dominua në masën 55.82% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 44.18% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari).
Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 73.70% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për periudhën janar-qershor 2025 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 97.64% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Tre grupet e transaksioneve B, C dhe F
Transaksioni i llojit B “Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere)” gjatë periudhës janar-qershor 2025, ka pasur një ulje prej 4,291 milionë lekë ose 68.25% krahasuar me periudhën janar-qershor 2024. Gjithashtu edhe numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 46.58%.
Transaksioni i llojit C “Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori)” gjatë periudhës janar-qershor 2025, ka pasur një rritje prej 221 milionë lekë ose 16.41%, gjithashtu me një rritje prej 5.01% në numrin e transaksioneve, krahasuar me periudhën janar-qershor 2024.
Transaksioni i llojit F “Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit)” gjatë periudhës janar-qershor 2025 nuk janë ekzekutuar transaksione.
Në totalin e transaksioneve të llojit B, C dhe F të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 4,073 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-qershor 2024.
Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë jashtë Bursës
| Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | ||
| (në mln lekë) | (në %) | |||
| janar-qershor | 2024 | 2025 | `25/`24-1 | |
| B | Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere) | 6,287.48 | 1,996.11 | (68.25) |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | 3,094.38 | 973.76 | (68.53) | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë) | 2,965.00 | 685.55 | (76.88) | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | 228.10 | 336.80 | 47.65 | |
| C | Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori) | 1,345.23 | 1,566.00 | 16.41 |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | 992.03 | 1,556.30 | 56.88 | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë | 3.20 | 9.70 | 203.13 | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | 350.00 | - | (100.00) | |
| F | Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit) | 2.00 | - | (100.00) |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | - | - | - | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë) | - | - | - | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | 2.00 | - | (100.00) | |
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-qershor 2025 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.
Shqip
English