19 Gusht 2025

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 26.08.2025, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Mbi inspektimin në vend kryer pranë shoqërisë administruese Raiffeisen Invest sh.a.;
  4. Projekt “Për regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
  5. Informacion mbi rezultatet e angazhimeve të Auditimit të Brendshëm të Autoritetit të realizuara për periudhën mars-korrik 2025;
  6. Projekt “Për miratimin e zëvendësimit të depozitarit “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a., me depozitarin “Banka Credins” sh.a., për fondet e investimit “ABI FLEX EURO” dhe “ABI FLEX USD”, të administruara nga “ABI Invest” sh.a.- shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  7. Projekt “Për miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  8. Të tjera.