26 Gusht 2025
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 26.08.2025 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
- Miratimin e zëvendësimit të depozitarit “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a., me depozitarin “Banka Credins” sh.a., për fondet e investimit “ABI FLEX EURO” dhe “ABI FLEX USD”, të administruara nga “ABI Invest” sh.a. - shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.
Shqip
English