Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Pensioneve Private, 30.06.2025
Gjatë periudhës janar-qershor 2025, në tregun e fondeve të pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre tetë fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e fondeve të pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur) më 30.06.2025 tregon një total asetesh neto prej 13,889.85 milionë lekë (142 milionë euro[1]) me një rritje prej 1,019 milionë lekë (7.92%) krahasuar me 31.12.2024. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur), më 31.06.2025 rezultoi 48,241 anëtarë duke shënuar një rritje prej 7.38% krahasuar me 31.12.2024.
Tregues të fondeve të pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur)
| Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | ||||
| 31.12.’24 | 30.06.’25 | 31.12.’24-30.06’25 | ||||
| Asetet neto të FP | 12,870.80 | 13,889.85 | 7.92 | |||
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve private 30.06.2025
| Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
| SIGAL MAX PENSION | 17,217 | 3,380.65 |
| CREDINS PENSION | 19,422 | 2,693.12 |
| RAIFFEISEN | 5,002 | 1,823.69 |
| ALBSIG | 4,646 | 830.89 |
| SMART PENSION | 683 | 100.30 |
| SIGAL PRO PENSION | 603 | 46.54 |
| TOTAL | 47,573 | 8,875.20 |
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Fondeve të Pensioneve Private , 30.06.2025 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 98.08 lekë
Shqip
English